Bota

Me hanxharë e thika tentojnë të futen në rajonin e policisë, 14 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Një masakër e vërtetë ka ndodhur jashtë një rajoni policie në Madagaskar. Rreth 500 banorë shkuan në rajonin e policisë dhe kërkuan vetëdrejtësi ndaj 4 personave që kishin rrëmbyer një fëmijë albin.

Me hanxharë e thika në duar, ata tentuan të futen në rajon me dhunë, por u kundërshtuan nga policie, e cila qëlloi me armë, duke vrarë 14 prej tyre, ndërsa plagosi 28 të tjerë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

“Negociuam, por ata këmbëngulën. Policia lëshoi gazlotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë turmën dhe më pas qëlloi në ajër, por ata vijuan tentativat për t’u futur në rajon. Nuk kishim zgjidhje tjetër, duhet të mbroheshim”, tha një oficer policie për AFP.

Fëmijët albinë kanë lindur me një karakteristikë të rrallë, kanë mungesë totale të pigmentit në lëkurën e tyre dhe për këtë arsye ata janë plotësisht të bardhë, ndërsa prindërit dhe të afërmit e tjerë kanë ngjyrën e zezë normale për një afrikan. Kjo veçori ka bërë që ata të kthehen në objekt sulmi, pasi pjesët e trupit të tyre përdoren për magji sipas traditës.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *