Bota

Deklarata e përbashkët Scholz-Von der Leyen mbi sistemin e ri të mbrojtjes në Evropë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se BE ka nevojë për një seri reformash dhe të pranojë anëtarë të rinj, në mënyrë që të përballet me sfidat e fuqive rivale si Rusia dhe Kina.

Scholz ka theksuar se, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, BE duhet të ecë përpara në drejtimin e vendimmarrjeve të mazhorancës dhe jo me rregullin e unanimitetit. Kjo, sipas tij, do të mundësojë zgjerimin e ardhshëm të Unionit në 30 ose 36 vende.

“Po mbroj ekspansionin e BE-së për të përfshirë shtetet e Ballkanit perëndimor, Ukrainën, Moldavinë dhe në të ardhmen Gjeorgjinë”, tha kancelari i Gjermanisë.

Scholz tha gjithashtu se mbështet edhe zgjerimin e zonës Schengen në Kroaci, Rumani dhe Bullgari. Ndërsa për të ruajtur paqen në kontinent, kancelari propozoi një sistem të ri mbrojtjeje për Evropën.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Një sistem i përbashkët mbrojtjeje do të jetë jo vetëm më i lirë dhe më efikas sesa ata që do të ndërtojnë vendet në mënyrë individuale me shpenzimet e tyre. Ai do të sjellë përfitime për sigurinë e Evropës dhe do jetë një shembull i shkëlqyer i asaj kur flasim për të përforcuar shtyllën e sigurisë së Evropës, NATO-n”, u shpreh Scolz.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Evropës të ngrihet përballë sfidave që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Duke folur në një forum në Slloveni, ajo tha se hapi i parë në këtë drejtim është dhënia fund e vartësisë nga karburantet ruse. Von der Leyen shtoi gjithashtu se projekti aktual i tregut energjetik është i vjetruar dhe duhet ndryshuar.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Ai ishte projektuar për rrethana dhe qëllime të tjera. Tani ai nuk është më i përshtatshëm për qëllimin tonë. Për këtë arsye Komisioni po punon për një ndërhyrje emergjente dhe një reformim strukturor të tregut të energjisë”, theksoi Von der Leyen.

Ndërkohë, Këshilli Evropian njoftoi se do të mbajë një samit të jashtëzakonshëm të ministrave të Energjisë në fund të javës, për të diskutuar krizën energjetike në BE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *