Bota

Dollari arrin nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit

Dollari amerikan u rrit në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit kundrejt disa valutave këtë të hënë.

Rritja erdhi pasi kryetari i Rezervës Federale në SHBA, Jerome Powell tha se normat e interesit do të mbaheshin më të larta për një kohë më gjatë për të ulur inflacionin, shkruan Reuters.

Lexo më shumë  G7 hap rezervat strategjike, nxjerr deri në 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimet

Monedha amerikane arriti rekorde të reja në Azi, teksa një 1 dollar tanimë këmbehet me 138.88 jen japonez dhe me 6.92 juan kinez.

Ndërkohë, 1 paund britanik këmbehet me 1,1658 dollarë dhe 1 euro me 0,9916 dollarë.

Normat e interesit në bonot e thesarit në SHBA u rritën gjithashtu të hënën pas komenteve të Powell.

Yield-et dyvjeçare u rritën në 3.4%, më i larti që nga fundi i 2007, ndërsa yield-et 10-vjeçare qëndruan në vlerën e 3.1%.

Lexo më shumë  The New York Times: Rusia synon të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës. Qytetet mund të mbeten pa ujë dhe ngrohje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *