Numri i viktimave nga përmbytjet në Pakistan i kalon një mijë, miliona shtëpi të shkatërruara
Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e musonit që filluan në qershor kanë vrarë të paktën 1061 njerëz në Pakistan, sipas numrit të fundit të vdekjeve të publikuar nga autoriteti kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive (NDMA).
28 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të NDMA.
Autoritetet janë ende duke u përpjekur të arrijnë në fshatra të izoluar në zonat malore në veri të vendit aziatik, që do të thotë se numri mund të bëhet edhe më i rëndë.
Më shumë se 33 milionë banorë, ose një në shtatë pakistanezë, janë prekur nga përmbytjet dhe gati një milion shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, sipas qeverisë.
NDMA gjithashtu raportoi se mbi 800,000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, si dhe 3,400 kilometra rrugë dhe 157 ura.
Musoni, i cili zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator, është thelbësor për ujitjen e të korrave dhe rimbushjen e burimeve ujore të nënkontinentit Indian. Por me të, pothuajse çdo vit, vijnë shumë tragjedi dhe fatkeqësi.
Rruga Press