Bota

Rruga më shkurtër nga mund të sulmojë Rusia dhe Kina, SHBA ndërmerr veprimin e rradhës për Arktikun

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të caktojnë një ambasador për Arktikun, për shkak të aktivitetit gjithmonë e më të madh të Rusisë në rajon.

Sipas asaj që tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, diplomati do të punojë për të shtyrë përpara politikat amerikane në Polin e Veriut.

Të premten, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi për rrezikun që Rusia përbën në rajonet rreth Polit të Veriut. Ai gjithashtu shprehu shqetësim për përpjekjet e Kinës për të arritur Arktikun. “Pekini dhe Moska janë zotuar që të shtojnë bashkëpunimin në operacione në terren, në Arktik. Ky partneritet strategjik i tyre sfidon vlerat dhe interesat tona”, tha ai të enjten, gjatë një takimi me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.

Lexo më shumë  Rusia vijon persekutimet, burg për avokatët e Navalny

Ambasadori i ri do të punojë me 7 shtete të tjera që kanë qasje në Arktik, Kanadanë, Danimarkën, Finlandën, Islandën, Norvegjinë, Suedinë dhe Rusinë, si edhe me grupet indigjene dhe aktorë të tjerë.

Sipas Departamentit të shtetit, paqja dhe stabiliteti në rajon ka rëndësi strategjie për Shtetet e Bashkuara dhe është prioritet i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

Lisa Murkowski, një senatore republikane e Alaskës, mirëpriti emërimin e një ambasadori për Arktikun. Deri tani, Shtetet e Bashkuara kishin në detyrë një koordinator për Arktikun, pos që mbahej nga diplomati veteran, Jim deHart.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *