Lajme

Plane për fundjavën? Shihni më parë si do të jetë moti

Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet vranësira të shpeshta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore duke rrezikuar mini stuhi breshëri dhe rrebeshe shiu në ekstremin Jugor dhe zonat Juglindore te vendit.

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin duke sjellë herë pas here rrebeshe shiu.

Lexo më shumë  Ajeti jep një lajm të mirë: Kosova ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në kontinent

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *