Bota

Raporti i NATO-s: Rusia po tërheq avionët luftarakë nga Krimea

Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime  ka vendosur të tërheqë avionët e saj luftarakë, sipas Business Insider, e cila citon një raport sekret të NATO-s.

Sipas raportit të NATO-s, Rusia tashmë ka tërhequr 10 avionë luftarakë nga Krimea. Siç raporton uebfaqja, gjashtë avionë luftarakë SU-35C dhe katër MIIG-31BM u tërhoqën nga gadishulli.

“Dronët ukrainas janë të vështirë të identifikohen si objektiva për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Në të njëjtën kohë, Rusia ka rritur numrin e raketave tokë-ajër që ka në gadishull për të zmbrapsur sulmet e mundshme me dron nga Ukraina. Më 18 gusht, banorët vendas raportuan se kishin dëgjuar shpërthime në qytetin e Kerçit dhe afër aeroportit Belbek në Sevastopol.

Krimea, të cilën shumica e vendeve e njohin si ukrainase, por që është pushtuar nga Rusia që nga viti 2014, ka qenë në sulmin e vazhdueshmë gjatë javëve të fundit. Në fillim të kësaj jave, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të rimarrë Krimenë nga forcat ruse.

Lexo më shumë  Donald Trump njofton zgjatjen e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit për tre javë

Ai tha gjithashtu se lufta do të përfundojë me Krimenë teksa mbajti një fjalim optimist për  vazhdimësinë e luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *