KryesoreOpinion/Aktualitet

Disa pika mbi heronjtë e vullnetit dhe dijes mediatike

Nga Elvis Hoxha

1. Kur them se ka njerëz në media që flasin serbisht në shqip, nuk e di pse ata menjëherë e nxjerrin vetë kokën, të njëjtët njerëz në të njëjtët media.

2. Të gjithë këta thërrasin për kompromis. Janë mjeshtra të e kompromisit në jetën e tyre, ndaj janë aq të prirur për kompromis edhe sa i takon shtetimit.

3. Kanë jetuar përgjithësisht mirë në çdo regjim. Por përfaqësuesit e tyre nuk mbeten në histori. Këta jetojnë vetëm para vdekjes. Sado që i shkruajnë vetë manualet e historisë, prapë nuk mbeten në këta manuale.

4. Përgjithësisht nuk kanë as të burgosur politik në familje e as familjar në luftë. Kështu që janë partizanë të harresës së dëshmorëve dhe viktimave.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

5. Disa prej tyre janë modernistë të përhershëm, ndaj dhe emrat e Rilindjes kombëtare dhe dëshmorëve të UÇK-së nuk citohen kurrë prej tyre. Modernizmi u shkon shumë për shtat shërbëtorëve të kolonizimit.

6. Nuk disponojnë dije të thelluara. Janë të diturit e mediave, pra dijetarë të mesatares. Kështu që u shërbejnë me zell pushteteve të padijshëm dhe të papërgjegjshëm. Madje kësi pushtetesh kanë nevojë për ta.

7. Këta njerëz nuk lënë asnjë vepër që t’u shërbejë shqiptarëve si ndriçim, ndaj dhe nuk i përmendin kurrë as poetët e mëdhenj të shqipes dhe as heronjtë e mendimit botëror. Duhet të shuajnë emrat e lartë për të mbijetuar me moralin dhe dijen e tyre të ulët.

8. Suksesi i tyre varet nga dështimi i sendit publik dhe sovranitetit. Kështu që po i dëgjuat tek flasin në studiot televizive, ata natyrisht do të jenë mbrojtësit më të fortë të pamundësisë së politikës shqiptare.

Lexo më shumë  Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullsinë në dekadën e fundit

9. Janë mbrojtës të paqes abstrakte, ose të paqes pa kusht. Sepse politika për ta nuk ka lidhje as me moralin e as me të drejtën. Politika për ta është kontabilitet financiar, ndaj edhe nuk ka pse mos të zgjedhin linjat tregtare si substancë të politikës. Ballkani i kapur dhe sekseri Grenell janë shembujt më të vlefshëm për ta.

10. Në çdo brezni të shoqërisë shqiptare ka plot si këta, por “nuk kanë gjë në dorë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *