Si i rekruton shërbimi sekret rus turistët, alarmi i autoriteteve lituaneze
Shërbimet lituaneze e kanë dhënë alarmin prej kohësh, pas ofertës së vizave ruse për në Kaliningrad dhe Shën Petërburg, qëndronin tentativat e agjentëve rusë për rekrutimin e udhëtarëve nga vendi fqinj.
Në 2019-tën, qeveria ruse paraqiti skemën e vizave pa para online për udhëtarët nga Lituania dhe 52 vende të tjera që kërkonin të shihnin dy zonat në fjalë. Kjo gjë ua lehtësojë së tepërmi lëvizjen lituanezëve të interesuar, por ndërkohë, sipas shërbimit sekret atje, oferta vinte me rreziqe të mëdha për sigurinë kombëtare.
“Lehtësimi i vizave dhe si për rrjedhojë, rritja e numrit të të huajve që udhëtojnë në Rusi janë veçanërisht të favorshme për shërbimet ruse të inteligjencës. Ata kërkojnë sistematikisht për të huaj të aftë të ofrojnë të dhëna mbi vendet e huaja ose të kryejnë detyra të tjera”, paralajmërohej në raportin e vlerësimit të nivelit të kërcënimeve.
Kjo, sipas raporteve lejon një kundërzbulim më të lehtë nga brenda territorit, një metodë kjo e zhvilluar nga Shërbimi Federal rus i Sigurisë (FSB) dhe agjencia e inteligjencës ushtarake GRU.
Sipas dokumentit, shumica e rasteve të spiunazhit rus që kanë dalë në dritë vitet e fundit në Lituani, Letoni dhe Estoni përfshinin shtetas të vendeve baktike të rekrutuar brenda Rusisë.
Agjencitë ruse të inteligjencës kontrollojnë aplikimet për viza dhe individët që mund të kenë informacion të vlefshëm: ish-politikanë apo politikanë aktualë, biznesmenë, zyrtarë të zbatimit të ligjit, ushtarakë apo punonjës të medias.
Për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve, turistët lituanezë në Rusi janë këshilluar të udhëtojnë në grupe dhe të bëjnë kujdes nga shkelja e rendit publik ose nga konsumi i tepër i pijeve alkolike. Raporti gjithashtu i këshillon udhëtarët të jenë të kujdesshëm kur pranojnë oferta dhe kërkesa apo kur bëjnë njohje të reja në Rusi.
Rruga Press