Zbulohet vendbanimi 7500-vjeçar në Lin të Pogradecit, arkeologu: Nga më të mëdhenjë në Ballkan
Gërmimet arkeologjike në vendbanimin prehistorik palafit të Linit të Pogradecit kanë avancuar ndjeshëm.
Zbulimet e fundit i kanë dhënë mundësi kërkuesve për të kuptuar mënyrën e ndërtimit të palafiteve, të cilat zgjaten deri në brendësi të Liqenit të Ohrit.
Arkeologu Adrian Anastasi tha se bëhet fjalë për një vendbanim 35 mijë metër katrorë, një nga më të mëdhenjtë në Ballkan.
“Kemi arritur të identifikojmë një pjesë të palafitit që shtrihej në tokë dhe bregut të liqenit. Kemi gjetje të shumta në konstruksionet e drurit. Deri tani ka pak të dhëna si punohej 7500 vjet më parë me drurin”, tha arkeologu.
Ai theksoi se janë gjetur edhe dy vandbanime të tjerë palafit, por këta për momentin nuk do të bëhen publik për shkak të frikës se ky informacion mund të bëjë që në këto zona të bëhen grabitje apo dëmtime të objekteve që mund të gjenden aty.
Rruga Press