Argument

Kryeministri akoma në pubertet? Ofendon qytetarin: Koka jote e dhjamur, kufizo yndyrnat dhe fuçitë e birrës

Pas një postimi në rrjetet sociale nga ana e kreut të qeverisë Rama edhe qytetarët kanë reaguar. Por bie në sy reagimi shumë i sinqertë i një qytetari tek i thotë kreut të qeverisë që të shikojë sigurinë e njerëzve në punë se po vriten pasi nuk kanë masa sigurie.

Ndërkohë që reagimi i kreut të qeverisë është një shfrenim i dalldisjes së tij dhe me fyerje nga më të rëndomtat ai sulmon qytetarin që po i kërkonte kreut të qeverisë më shumë siguri për njerëzit dhe që është detyrë primare e një kryetari qeverie.

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së

Shqetësimin e drejtë të ngritur prej qytetarit kryeministri Rama e tejkalon me një valë ofendimesh që i ngjajnë pulsioneve hormonale të pubertetit të pantrollueshme plotësisht nga ana e personit që gjendet në tranzicionin e kalimit nga një trup dhe mendje minorene në atë madhore. Këto sjellje të përsëritura e bën kryeministrin të duket si një mendje në tranzicionin e parapjekurisë të burgosur brenda një trupi thuajse 2-metrosh.

Komentet:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *