Opinion/Aktualitet

Qeveria Rama merr nën administrim disa bashki/ Si mund të heshtet para një puçi kushtetues?

Nga Ervin Goci

Shtate Bashki qenkan te falimentuara, kete nuk e thote ndonje autoritet financiar, po vete qeveria. Vete Bashkite nuk kane deklaruar ndonje faliment, ata me siguri nuk ua kane thene qytetareve te tyre qe kane falimentuar, ata nuk kane bere asnje plan financiar se si mund te permiresohet gjendja, as qe psh te vene pasurite e tyre kolateral dikur per te marre nje borxh, por ata si gjithe sherbetoret e rilindjes kane deshtuar nga suksesi.

Ben llogari njeri se sa i kane asetet keto institucione? Po taksat e qytetareve kush do t’i administroje tash e tutje?

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

Po ndonje pergjegjes a ka aty?

ASPAK-ut i ben ndopak pershtypje qe nje Bashki ka kaluar ne kolaps ekonomik dhe pikerisht Bashkite qe paguajne para per Inceneratoret?!

Une di qe projektet e medha neper qytet i ka shtyre qeveria, po per suksesin ekonomik te projekteve dhe planeve te veta, e ka bere nje bilanc qeveria? Po Kontrolli i Larte i Shtetit psh? Po nje bilanc te reformes te territoriale kane bere? Se mos e ka fajin reforma territoriale, apo nuk ka mundesi?

Po Kontrolli i Larte i Shtetit ka marre noj sihariq per shkelqimin e politikave qeveritare?

Nuk e di se me çfare te drejte qeveria merr persiper me kompetenca ekzekutive drejtimin e Bashkive Vore dhe Kavaje?

Po lejet e ndertimit do t’i jape Bashkia?

Po ekonomine e qyteteve çfare do behet, se Bashkia eshte e lidhur direkt me jeten ekonomike te qyteteve, nuk eshte komunale si dikur.

Shoqatat e pushtetit lokal, çfare bejne, tresin leket e projekteve?

Si mund te heshtet para nje puçi kushtetues?

Po opozita e revolucioneve te Shtatorit çfare mendimi ka al riguardo?

Ketu po perdhunohet robi per se gjalli, keta bejne mitingje…Çfare mjerimi! Çfare zgjyrash!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *