Lajme

AKU bllokon në treg akulloren maqedonase: Përmban 2-kloretanolit, mos e konsumoni!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton bllokimin dhe tërheqjen nga tregu t ënjë akulloreje të ardhur nga Maqedonia e Veriut.

Kjo masë është ndërmarrë për shkak se në të  është konstatuar prani e 2-kloretanolit, ndërsa u bëhet thirrje konsumatorëve që të mos e konsumojnë atë.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASFF (Sistemi i njoftimit të menjëhershëm për ushqimin), pas analizave laboratorike të kryera në Francë është konstatuar prani e 2-kloretanolit në akullore me vanilje A H-D GELATO ALLA VANIGLIA CON NOCI DI MACADAMIA 400 g, LOT: 80423 me datë skadence 8.4.2023.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit. Në bashkëpunim me operatorët e biznesit ushqimor, janë kryer njoftimet paraprake dhe thirrja për konsumatorët që e kanë blerë këtë produkt, të mos e konsumojnë atë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *