Lajme

Partia e Serbëve të Kosovës del kundër Listës Serbe: Ju nuk përfaqësoni popullin serb, por vetëm ata serb të shantazhuar

Partia e serbëve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të katër Kuvendeve Komunale nga veriu i Kosovës në Zveçan për dalje nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një zgjidhje për targat dhe letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia.

Në një reagim për media thuhet se veprimi i sotëm i Listës Serbe paraqet pjesën e fundit të operës tragjike me regji të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Zotërinj nga Lista Serbe, harroni se ju nuk përfaqësoni popullin serb, por vetëm ata serb të shantazhuar, të cilët duhet t’ju votojnë për të ruajtur një ekzistencë minimale për familjen e tyre. Ju po i jepni vetes të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e pjesës së popullit tonë në Kosovë, duke i harruar me vetëdije serbët në jug të Ibrit”, thuhet në reagim.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Kuvendet komunale të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës sot unanimisht miratuan një deklaratë të përbërë nga gjashtë pika, përmes së cilës parashihet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nëse nuk arrihet një kompromis mbi targat dhe dokumentet për hyrje-dalje.

Pika e parë nënkupton që në emër të qytetarëve të komunave veriore i ofrohet përkrahje e plotë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që në afat prej shtatë ditësh, përmes dialogut të gjejë një kompromis të qëndrueshëm dhe afatgjatë rreth targave dhe letërnjoftimeve, gjithnjë në interes të qytetarëve dhe në pajtim me paqen dhe stabilitetin.

E dyta, që urgjentisht të formohet asociacioni i komunave serbe sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Pika tre sipas kësaj deklarate, fton KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare që të sigurojë paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Në pikën katër ftohen qytetarët të mos bien pre e vendimeve “të njëanshme” dhe oferta e Albin Kurtit. Në pikën pesë thuhet se përfaqësuesit politikë të serbëve të veriut do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve të tyre duke luftuar për paqe dhe jetë të dinjitetshme për ta.

Pika e fundit potencon se në rast të mos arritjes së një zgjidhjeje, të gjithë përfaqësuesit politikë së bashku me bashkëqytetarët e tyre do të fillojnë procesin e braktisjes së institucioneve të Kosovës në të gjitha nivelet, duke përfshirë këtu institucionet qendrore dhe lokale deri te gjykatat, prokuroritë, policia etj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *