Lajme

Sot në orën 19:00 para Bashkisë Tiranë, protesta e qytetarëve të cilët po shpronësohen me dhunë

Nga Ervin Goci

Sot në 19.00 para Bashkisë në protestën e qytetarëve që po shpronësohen me dhunë, në një padrejtësi historike..
Sipas historianit Christofer Hill, në vitin 1621, nja 40 vite, para se ta shkulnin nga rrënjet mbretin James I, në Angli nuk mbreteronte Mbreti, po në fakt mbretëronin 700 monopolet që lëshoheshin në formë Ediktesh, njerëzve, grupeve, shtresave që përzgjidhte vetë ai, në shërbim të ruajtjes së një rendi që përdorte mish për top djersën dhe gjakun e miljona shtresave të nënrenditura, të cilët arbitrarisht shfrytezoheshin si kafshë, në një sistem ku toka, të mbjellat, prodhimet, gjeneroheshin nga mundi i njerëzve të thjeshtë dhe gllabëroheshin nga gjakpirësit. Ky sistem, siç tregohet në thuajse 500 faqe te librit “Why Nations Fail”, të Daron Acemoglu dhe James Robinson, po shkund brinjësh Shqipërinë në forma barbare të shfrytëzimit, tjetërsimit të pasurisë, grabitjes, uzurpimit, e gjithëfarlloj makabritetesh, në kurriz të shtresave më vitale e më të sakrifikuara të shoqerisë.
Banorët e 5 Majit nuk shkulen nga pronat e tyre për ndonjë zgjidhje alternative, por si vazhdimësi e shfrytëzimit ç’njerëzor të këtyre shtresave në të gjithë nivelet e mundshme e deri në asgjesimin social e politik të tyre duke i trajtuar si mall për t’u blerë e shitur në kohë zgjedhjesh. Ky është një moment historik për ta ndaluar këtë genocid, lëvizja shoqërore reale janë ata, të tjerët bëjnë mitingje.
Çdo lëvizje që nuk fillon nga ata, është e mbaruar, madje tradhtare, ndaj çdo force opozitare duhet të jenë në mbeshtetje të kësaj proteste të kesaj mase energjike politike, por që për fat të keq është e paorganizuar.
Sot në orën 19.00 do jem para Bashkise me ta, duke bërë thirje që kush mundet të bashkohet në këtë lëvizje për drejtesi shoqërore. Kush e ndjen, e shpërndan thirrjen e sensibilizon qytetarë të tjerë që të bëhemi të gjithë bashkë.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

5maji #unaza #paskuqani #kodrapriftit #bregulumit #lapraka

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *