KryesoreLajme

Kurti: Dokumenti dakordues për të pagjeturit mund të nënshkruhej, por s’pati gatishmëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se te tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti dakordues.

Ai ka thënë se pa fajin e Kosovës, është pala tjetër që nuk ka interesim.

Kurti ka thënë se kjo marrëveshje mund të nënshkruhej të enjten që shkoi.

“Ndërkaq marrëveshja për lirinë e lëvizjes ka ardhur si temë me katër propozime nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçaku. Deklaratat se ka pasur gatishmëri dhe propozime nga njëra palë, janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për bisedime por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër. Ne jemi të interesuar për lirinë e lëvizjes. Sikur tani nuk ka targa të përkohshme as andej as këndej, mirë është që të mos ketë as letra ngjitëse. Pra duhet të ndodhë njohja reciproke e letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve. Ne kemi dhënë idenë që të njihen të gjitha dokumentet”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Ai ka thënë se besojnë se kjo nuk nënkupton njohje reciproke mes palëve.

Sipas tij, Greqia nuk e ka njohur ende Kosovën, por i njeh pasaportat e letërnjoftimet, lëshon viza e i njeh targat.

Kurti ka thënë se kur flitet për njohje reciproke, reciprociteti është fryma.

“Ne nuk jemi duke negociuar lirinë e lëvizjes mes Kosovës dhe Serbisë por vetëm jemi duke zbatuar elementet e dakorduara nga Serbia në korrik të vitit 2011 dhe në shtator të vitit 2016. Ata po dëshirojnë që një marrëveshje të dakorduar ta zbatojnë vetëm ata dhe jo ne. Kosova nuk mund të marr vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e vendit. Pavarësia e vendit nënkupton se nuk mund të promovohet një rend i ndryshëm për një pjesë të territorit”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *