Lajme

Osmani uron Zelenskyn në Ditën e Pavarësisë: Edhe Kosova ka përjetuar gjenocid

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Ajo në letër ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën derisa ajo të fitojë.

Osmani ka thënë se në këtë ditë historike për Ukrainën, uron që populli heroik ukrainas të qëndrojë i fortë dhe të vazhdojë ta mbrojë vendin e tij.

Ajo tutje ka thënë se e ndajnë dhimbjen e popullit ukrainas të cilët po vuajnë nga krimet dhe gjenocidi rus.

Lexo më shumë  Industria përpunuese në Shqipëri në recesion të zgjatur, hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

“Janë disa vende që vërtetë e kuptojnë vuajtjen tuaj dhe një nga ta është Kosova. Ne e dimë se si është të jesh cak i gjenocidit”, ka shkruar ajo.

Osmani ka thënë se është e bindur se një ditë të dyja vendet, edhe Kosova edhe Ukraina do të qëndrojnë të barabarta në familjen evropiane.

Rruga Press

Lexo më shumë  "Të mbytura me dosje dhe pa siguri" - BIRN: Mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *