Bota

Një tjetër shtet evropian i paralajmëron qytetarët për reduktime të energjisë elektrike

Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike në Finlandë ka publikuar një njoftim për media përmes të cilit ka paralajmëruar qytetarët se duhet të përgatiten për reduktime të mundshme të energjisë elektrike përgjatë dimrit si rezultat i mungesës së energjisë elektrike.

“Fingrid” si arsye për situatën e rënduar përmend luftën që Rusia ka nisur në Ukrainë dhe situatën e jashtëzakonshme në tregun e energjisë. Sipas tyre një gjendje e tillë ka rritur pasigurinë lidhur me disponueshmërinë e energjisë elektrike.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

“Si rezultat i pasigurive të mëdha, finlandezët duhet të përgatiten për ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga mungesat e mundshme të energjisë elektrike këtë dimrin e ardhshëm”, thuhet në komunikatën e Fingrid.

Nga kompania e shpërndarjes thonë se në rast të mungesës së energjisë elektrike do të njoftohen kompanitë e rrjetit lokal të shpërndarjes për sasinë totale të energjisë që do shkyçet, më pas ndërprerjet e energjisë do të riciklohen në ndërprerje dy orëshe.

Kjo situatë do të përfundojë në momentin që s’do të ketë mungesë të energjisë elektrike.

Shkurtimet e energjisë sipas Fingrid po vijnë meqë prodhimi dhe importi nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *