Bota

Zyrtari ukrainas: Ndërrimi i rrjedhës së luftës kushton më pak se një jaht rus

Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se ndryshimi i rrjedhës së luftës me Rusinë kushton më pak se sa jahti i një oligarku rus.

Siç raportoi BBC-ja të martën, Podolyak, shkroi në Twitter se 50 sisteme raketore HIMARS kushtojnë 200 milionë dollarë, derisa një jaht sipas tij, ka vlerë më të madhe.

Lexo më shumë  Trupat e Koresë së Veriut marrin goditje të rëndë në përballje me Ukrainën

“Kostoja e një sistemi HIMARS është 4 milionë dollarë. Kostoja e 50 sistemeve është 200 milionë dollarë + municioni. Çmimi i arritjes së barazisë së zjarrit dhe shkatërrimit efektiv të logjistikës së ushtrisë është më pak se e një jahti ruso-oligark”, tha ai.

Ky 200 milionësh sipas këshilltarit ukrainas, nuk i përfaqëson “të gjitha paratë e botës”, por që siç u shpreh ai, do të mund të ndryshonin rrjedhën e luftës, që nisi më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Ish-Këshilltari i Sigurisë në SHBA paralajmëron krizë globale: Trump Admiron Putinin dhe Kim Jong Un

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pos miliardave që ua dhanë Ukrainës, i furnizuan me tri duzina sistemesh HIMARS. Zyrtarët ukrainas shtuan se kanë nevojë edhe për afro 50 sisteme të tilla.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *