Bota

Nisma e avokatëve të Donald Trumpit për të penguar shqyrtimin e FBI-së mbi dokumentët e klasifikuar në Mar-a-Lago

Dokumenti e konsideron kërkimin, në të cilin FBI-ja tha se kishte gjetur 11 grupe dokumentesh të klasifikuara, si një “lëvizje tronditëse agresive” dhe përshkruan Donal Trumpin me përfaqësuesit e tij si subjekte kooperativë, sepse kishin bashkëpunuar për muaj të tërë.

Avokatët e Trumpit kanë kërkuar nga një gjykatës federal që të parandalojë FBI-në vazhdimin e shqyrtimit të dokumenteve, të gjetura në pronën e tij në Florida, derisa të përcaktohet një ekspert neutral për të inspektuar të dhënat.

Kërkesa është e fascikluar në një dosje gjyqësore. E para e këtij lloji, nga ekipi ligjor i ish-presidentit të SHBA-së, në dy javët që nga fillimkërkimi, e që ka një synim të gjerë në hetimin e FBI-së për zbulimin e të dhënave të klasifikuara në Mar-a-Lago.

Dokumenti e përshkruan kërkimin e 8 gushtit, në të cilin FBI tha se gjeti 11 grupe dokumentësh të klasifikuar, si një “lëvizje tronditëse agresive” dhe përshkruan Donald Trump dhe përfaqësuesit e tij si kooperativë, meqë kishin bashkëpunuar për muaj të tërë.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

“Zbatimi i ligjit është një mburojë që mbron Amerikën. Nuk mund të përdoret si armë për qëllime politike,” shkruan avokatët të hënën.

“Prandaj, ne kërkojmë ndihmë gjyqësore pas një bastisjeje të paprecedentë dhe të panevojshme në Mar-a-Lago.” – kanë deklaruar avokatët .

Regjistrimi kërkon në mënyrë specifike caktimin e një eksperti të posaçëm që nuk është i lidhur me çështjen, i cili do të inspektonte të dhënat e gjetura dhe do të linte mënjanë ato që mbulohen nga privilegji ekzekutiv – një parim që u lejon presidentëve të ndalojnë disa komunikime nga zbulimi publik.

“Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump, por edhe prezumimin e privilegjit ekzekutiv,” shkruan avokatët.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Më vete të hënën, një gjykatës federal pranoi se redaktimet e një deklarate të FBI-së që përcakton bazat e kërkimit mund të jenë aq të gjera sa që do të mund ta bënin dokumentin “të pakuptimtë” nëse publikohet.

Por gjykatësi i magjistraturës amerikane, Bruce Reinhart tha se ai vazhdon të besojë se nuk duhet të mbetet i mbyllur në tërësinë e tij ky dokument, për shkak të interesit madhor ‘intensiv’ publik që bart më vete ky hetim.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë duan të mbajnë të gjithë dokumentin të vulosur, duke thënë se zbulimi i ndonjë pjese të përvetshme të tij rrezikon të komprometojë : një hetim penal në vazhdim e sipër; zbulimin e informacionit për dëshmitarët si dhe zbulimin e teknikave të hetimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *