Lajme

Ndihmoi ushtarët shqiptarë, banori: Spraji më kapi edhe mua, doja t’i merrja çantën rusit

Një prej personave që ishte prezent në momentin e sulmit të kryer ndaj ushtarëve shqiptarë në Uzinë, ka treguar çdo gjë që ka parë.

Banori i cili kërkoi që të mos identifikohej ka treguar për gazetarin se rusi ishte ndjekur nga ushtarët deri në vendin ku ndodhej makina e tyre.

Ai tregoi se ishte gjendur në vendngjarje me të birin dhe i kishte kërkuar rusit të ndalonte, por në momentin kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin.

“Dëgjuam ca zhurma, ndal, ndal kur erdhi makina. Unë ndërhyra me idenë se kishin vjedhur ndonjë gjë. Në atë moment hodhën sprajin që na kapi dhe ne, mua dhe djalin tim. Ai rusi nisi të bërtiste. Ushtarët u dëmtuan në sy dhe në gjoks. Bashkë me një person tjetër ndërhymë për t’i shkëputur çantën këtij rusit, se nuk e lëshonte”, tha banori

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40.

Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto.

Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin.

Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjeç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *