Lajme

Dyshime për celulë ruse, dërgohen në laborator pajisjet që mendohet se janë për spiunazh

Sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, e cila dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Ka dyshime të forta se këta tre shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se tre shtetasit e huaj ndodheshin prej tre ditësh në Gramsh.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘Chevrolet’.

Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus.

Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.

Lexo më shumë  ‘Rama mbron korrupsionin e Ballukut me vota’/ Këlliçi: 1 kg speca 400 lekë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *