Lajme

Sulmi në Uzinën e Armëve në Gramsh, dy ushtarakët në gjendje të mirë shëndetësore

Gjendja e dy ushtarëve shqiptarë të cilët ishin me detyrë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh dhe u sulmuan, është e mirë. 

Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka, janë dy ushtarët shqiptarë të cilët teksa ishin në krye të detyrës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh, kanë pikasur tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas, që po kërkonin të hynin fshehurazi në objekt.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Pasi i kanë pikasur dy ushtarët janë afruar dhe janë përleshur fizikisht, njëri nga rusët ka përdorur sprij duke i lënduar në sy.

Pas ngjarjes tre shtetasit e huaj janë arrestuar, ndërsa dy ushtarakët shqiptarë u dërguan për mjekim në Spitaklin e traumës.

Postimi i Peleshit:

Mirënjohje dy ushtarakëve tanë që sakrifikuan për të ruajtur një objekt strategjik siç është uzina e Gramshit. Bisedova me ta dhe u garantova mbështetjen e pakursyer timen dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Pranë dy ushtarakëve shkoi edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Arben Kingji.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *