Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes, Mehaj: “Dënojmë sulmin që cënon Shqipërinë dhe më gjerë”
Të nderuar qytetarë,
Sot në orët e mbrëmjes 2 rus dhe 1 ukrainase kanë tëntuar të futen me forcë brenda deposë së armëve në Gramsh. Ata janë ndaluar nga ushtarët Shqiptarë, të cilët kanë pësuar dëmtime pasi që u sulmuan me lëndë kimike. Sulmuesit janë arrestuar dhe gjendja është nën kontrollë, organet e sigurisë tani po merren me rastin.
Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, e dënoj ashpër këtë sulm i cili cënon sigurinë në Shqipëri dhe më gjerë.
Qëndrojmë përkrahë insitucioneve të Shqipërisë, ushtarëve të cilët pësuan gjatë këtij sulmi dhe familjarëve të tyre. Jemi në kontakt me Ministrin z. Niko Peleshi, situatat e tilla përballohen vetëm duke qenë të bashkuar e duke qëndruar pranë njëri-tjetrit.
Rruga Press