Lajme

Prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it në veri

Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës është vërejtur prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave.

Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe, shkruan Rel.

Lexo më shumë  “Focus”: Drama e portit të Durrësit, largohen investitorët gjermanë

Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti.

Ndryshe, mediat i kanë shkruar bazës së KFOR-it në Prishtinë për t’u njoftuar rreth shtimit të numrit të ushtarëve amerikanë në kuadër të KFOR-it dhe është në pritje të përgjigjes.

Qeveria e Kosovës javë më parë kishte marr dy vendime.

Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë, shkruan Telegrafi.

Lexo më shumë  Murati: Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve të tjerë strategjikë

Ndërkaq përmes një vendimi tjetër, Qeveria mundëson regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet e pajisura me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022.

Por pas tensionimit të situatës atje dhe takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, Qeveria vendosi ta shtyjë zbatimin e vendimeve për datën 1 shtator.

Në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe, më 20 gusht është parë prezencë e shtuar e ushtarëve amerikanë të KFOR-it, që shërbejnë në Kosovë / Foto: REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *