KryesoreLajme

Policia e Kosovës arreston “Kaçën”, kryekriminelin e afërt me Radoiçiqin

Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”, që dyshohet se është një nga personat kryesor të aktivitetit kontrabandues me mallra nga Serbia për në Kosovë, tashmë ka rënë në duart e Policisë së Kosovës.

Ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria për Krimin e Organizuar.

Pas arrestimit, ndaj të njëjtit është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe brenda afatit, Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së paraburgimit. Sipas vendimit të mëtejshëm, Besim Zeqirit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Ai është pronari i barnatores ku më 13 tetor të vitit 2021 Njësia Speciale e Kosovës me anë të një aksioni bastisi barnatoren e tij nën dyshimin për kontrabandë, e në anën tjetër pjestarë të grupeve kriminale serbe në veri të Kosovës hodhën gaz lotsjellës në drejtim të efektivëve të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Nga burime të caktuara mësohet se Besim Zeqiri ka jetuar për një kohë të gjatë në veri të Kosovës, ku edhe ka bashkjetuar me një qytetare të Kosovës të etnisë serbe.

Edhe në të kaluarën ai ka pasur lidhje të hershme me segmente të policisë dhe prokurorisë në Kosovë, të cilat tashmë janë këputur. Arrestimi i tij është dëshmia më e mirë se ai nuk ka më persona informatorë brenda Policisë së Kosovës, të cilët më parë i ka përdorur për t’iu arratisur policisë kur ka pasur tentativa për ta arrestuar atë. Poashtu, paraburgimi i tij dhe nisja e procedurës penale ndaj tij tregojnë se janë këputur lidhjet e tij edhe brenda institucioneve të drejtësisë.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Kaça, i njohur për veprimtari kriminale që prej 10 muajve nga shpallja e tij në kërkim ka qenë në arrati; dyshohet edhe për afërsi të tij me kriminelin në kërkim nga Policia e Kosovës, Milan Radoiçiqin.

Radoiçiqi është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar, direktivat për të cilët vijnë kryesisht nga njerëz të pushtetin në Serbi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *