Bota

“Dimri i errët” i Evropës… Çfarë parashikohet për krizën energjitike?

Europa po bëhet gati për një dimër të vështirë. Në Britaninë e Madhe, një grup aktivistesh për kujdesin shëndetësor paralajmëron krizë humanitare gjatë stinës më të ftohtë, kur familjet me të ardhura të ulëta do të përballen me fatura të shtrenjta të energjisë dhe kjo mund të shkaktojë probleme serioze fizike dhe mendore.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, u ka rezistuar thirrjeve që të ofrojë më shumë mbështetje për familjet më të prekura dhe ka insistuar që vendimet e mëdha fiskale t’i kalojnë kryeministrit të ri që merr mandatin në shtator.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Faturat mesatare vjetore të energjisë për në Britani – që përfshijnë edhe faturat për gaz dhe elektricitet – mund të rriten në mbi 4 mijë paund në fillim të vitit të ardhshëm, teksa inflacioni në korrik shkoi mbi 10 për qind.

Qeveria suedeze do të ndihmojë familjet të përballojnë rritjen e madhe të cimeve të gazit me një fond prej 30 miliardë koronash, ekuivalent me 2,8 miliardë euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministrja Magdalena Andersson, e cila 3 javë para zgjedhjeve politike prezantoi masën dhe tha se nuk do të lejojnë që Putin të marrë peng familjet dhe industrinë e vendit.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Gjermania sakaq do të ulë përkohësisht taksat ndaj gazit natyror për të lehtësuar presionin e rritjes së çmimeve te konsumatorët. Kancelari Olaf Scholz tha se qeveria e tij ka vendosur të reduktojë taksën e vlerës së shtuar ndaj gazit nga 19 në 7 për qind deri në fund të marsit. Ndërsa rregullatori i energjisë në Gjermani ka paralajmëruar se rezervat e gazit në vend nuk do të mjaftojnë për të plotësuar nevojat gjatë dimrit nëse Rusia i ndërpret plotësisht furnizimet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *