Bota

Partia e Gjukanoviçit kundër qeverisë: Abazoviç iu largua rrugës së BE-së!

Deputeti i partisë së presidentit malazez, Milo Gjukanoviç, Jevto Erakoviç i ka dalë kundër kryeministrit Dritan Abazoviç, duke kërkuar shkarkimin e qeverisë së tij, me argumentin se iu largua rrugës së BE-së.

Sipas Erakoviç, nuk ka pasur asnjëherë një qeveri të tillë në historinë e parlamentarizmit malazez.

Pak a shumë performanca mund t’i atribuohet kryeministrit. Ai la rrugën kryesore për në Bashkimin Evropian që ishte përcaktuar dhe për të cilën ne i dhamë mbështetje. Na mashtroi ne, por edhe partnerët ndërkombëtarë. Sekret, i fshehur, i paparalajmëruar. Ato ishin fjalët dominuese kur përshkruajmë punën e qeverisë”– deklaroi deputeti, raporton rtcg.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Erakoviç akuzoi qeverinë e Abazoviç se ka sjellë shkatërrim të sistemit të sigurisë, ekonomik, shëndetësor. Në kundërpërgjigje ndaj Erakoviç, Abazoviç ka vënë në dyshim qëllimet e partisë së Gjukanoviç.

“Për interesat e kujt? Ata që nuk duan të mirën për këtë vend apo për qytetarët e tij”- tha Abazoviç.

Kujtojmë se, 36 deputetë kanë iniciuar kërkesën për votën e mosbesimit ndaj qeverisë malazeze, ndërsa duhen votat e 41 parlamentarëve për largimin e Abazoviçit. 

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *