Lajme

Pse shfryrja e Polices Anisa Kostani për gazetarët është e paligjshme?

Policja e njohur nga Elbasani, Anisa Kostani ka marrë përsipër të mbrojë punën e Policisë së Shtetit në rrjetet sociale. Pasi u bë e njohur në këto rrjete për pamjen e saj dhe për ekspozimin e gjarprit si kafshë shtëpiake, Kostani, e revoltuar këtë herë, ka dalë kundër medias dhe pro punës që po bëhet nga kolegët e saj për zbardhjen e krimeve që po ndodhin në vend, më specifikisht, asaj të vrasjes së Madrit Ulqinakut në Elbasan. 

Ditën e djeshme, policja akuzoi përmes një postimi të bërë në ‘INSTASTORY‘, në aplikacionin ‘Instagram’ mediat se po nxijnë punën e Policisë së Elbasanit e se këta të fundit po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ajo shkon më tej duke hedhur akuza të forta ndaj gazetarëve duke thënë se ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Lexo më shumë  Hyn në fuqi Ligji për Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Fotot e mëparshme të saj me gjarprin qarkulluan në rrjet e po ashtu dhe kjo deklaratë. Po çfarë thotë rregullorja e Policisë së Shtetit për përdorimin e rrjeteve sociale për punonjësit e policisë.

Do marrim më konkretisht dy raste, të cilat e cilësojnë të paligjshme komentet dhe veprimet e kryera nga policja Kostani. 

Neni 115. 2. Punonjësi i policisë sigurohet që sjellja dhe fjalori i përdorur nga ana e tij, të mos perceptohen si abuzive, ofenduese, ngacmuese, tallëse apo viktimizuese për kolegët dhe publikun.

Lexo më shumë  Hodhën vezë drejt makinës së Ramës në Manëz, shoqërohen nga policia 12 aktivistë

Neni 116. 2. Punonjësi i policisë nuk shpreh asnjë qëndrim politik mbi çështje me karakter sensitiv për publikun, që janë duke u trajtuar nga ana e Policisë së Shtetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *