Lajme

Nis takimi i dytë trepalësh në Bruksel

Takimi i dytë trepalësh ka nisur pak më parë në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit, Aleksandër Vuçiq.

Gazetari Augustin Palokaj ka thënë se zgjatja e takimit Kurti-Vuçiq i cili ka nisur pas orës 10:00, po shihet si përpjekje e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për të nxjerrë rezultate konkrete.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Borrell ka pasur takime bilaterale me Kurtin dhe Vuçiqin. Më pas është zhvilluar për më shumë se një orë një takim i përbashkët. Ka pasur më pas një pauzë, ku ka pasur përsëri takime bilateral. Aktualisht po vazhdon takimi trilateral. Kjo konfirmon se BE-ja dhe SHBA-ja insistojnë që të ketë rezultate nga ky takim”, ka thënë Palokaj.

Takimi tri-palësh po zhvillohet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimet po i vëzhgon nga afër edhe i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. /koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *