Bota

Avionët rusë shkelin hapësirën ajrore të Finlandës

Dy avionë luftarakë rusë besohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze, tha ministria e mbrojtjes e Finlandës, pasi vendi nordik kërkon anëtarësimin në NATO pas luftës së Moskës kundër Ukrainës.

“Dy avionë luftarakë rusë MIG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Porvoo”, tha ministria në një deklaratë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Forcat Ajrore Finlandeze dërguan “një mision fluturimi operacional” për të identifikuar avionin, tha ajo, duke shtuar se Roja Kufitare Finlandeze kishte nisur “një hetim paraprak”.

Incidenti ndodhi në orën 9:40 dhe zgjati rreth dy minuta ndërsa avionët fluturuan drejt perëndimit për rreth një kilometër, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes, sipas Al Jazeera.

Finlanda, e cila ndan një kufi lindor prej 1,300 km me Rusinë, ndryshoi dekada të mos-angazhimit ushtarak duke kërkuar anëtarësim në aleancën e Atlantikut të Veriut në maj, pasi u trondit nga lufta e Moskës kundër Ukrainës.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *