Bota

Policia ruse kontrollon shtëpitë e gazetarëve që bashkëpunojnë me REL-in

Policia ruse ka kontrolluar shtëpitë e disa gazetarëve që kontribuojnë në programet e shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë dhe Idel.

Realities, është një projekt online që mbulon lajmet dhe ngjarjet në rajonin Volga-Urals. Më 17 gusht, policia në kryeqytetin e Republikës së Tatarstanit të Rusisë, Kazan, kontrolloi shtëpinë e sociologut Iskander Yasaveyev, i cili është një kolumnist në projektin Idel.Realities.

Avokati i Yasaveyev, Rim Sabirov, tha se policia e çoi klientin e tij në Komitetin Hetues për ta marrë në pyetje. Në këtë pikë mbetet e paqartë pse pikërisht Yasaveyev u ndalua për t’u marrë në pyetje, i cili njihet për qëndrimin e tij të hapur kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Ndërkohë, uebsajti pro-Kremlinit, Tatar-Inform, raportoi më 17 gusht se policia kontrolloi shtëpitë e shtatë gazetarëve të tjerë vendas që kontribuojnë në shërbimet ruse dhe Tatar-Bashkir të REL-it, si dhe në Idel.Realities.

Sipas këtij uebsajti pro-Rusisë, kërkimet ishin të lidhura me artikujt e gazetarëve që mbulonin agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

Presidenti Vladimir Putin në mars të këtij viti nënshkroi një ligj që kërkon burgim për shpërndarjen e “informacionit qëllimisht të rremë” në lidhje me operacionet ushtarake ruse, ndërsa Kremlini kërkon të kontrollojë narrativën për luftën e tij në Ukrainë.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Disa faqe të internetit të Radios Evropa e Lirë, janë tashmë të bllokuara në Rusi./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *