Tre të vdekur e dhjetëra të plagosur si pasojë e shpërthimit në xhaminë e Kabulit
Të paktën tre persona kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi brenda një xhamie gjatë lutjeve të së mbrëmjes, në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, të mërkurën.
Khalid Zadran, zëdhënës i shefit të policisë së Kabulit, i tha CNN-it se shpërthimi shkaktoi viktima, por nuk specifikoi më shumë.
“Ngjarja ka ndodhur në qarkun 17 të qytetit dhe forcat e sigurisë janë në vendngjarje për të hetuar”, shtoi ai.
Organizata e kujdesit shëndetësor “Emergjenca” më vonë konfirmoi se të paktën tre persona kanë vdekur.
“Pas shpërthimit të sotëm, ne pranuam 27 pacientë në Qendrën tonë Kirurgjike për Viktimat e Luftës në Kabul, duke përfshirë pesë të mitur, njëri prej tyre një djalë 7-vjeçar”, tha për CNN, Stefano Sozza, Drejtori i Emergjencave në Afganistan.
“Dy pacientë mbërritën të vdekur, njëri vdiq në urgjencë”, bëri të ditur organizata.
Rruga Press