Studimi hipotetik se ç’mund të ndodhë në një luftë masive bërthamore
Një studim i Rutgers University parashikon se në eventualitetin e një luftë bërthamore në shkallë masive do të provokonte 5 miliardë të vdekur. Kërkuesit kanë përpiluar gjashtë skenarë konflikti me pasojat e mundshme. Më i keqi është një luftë e plotë bërthamore mes SHBA dhe Rusisë që do të çonte në vdekje gjysmën e popullsisë së botës duke marrë në konsideratë modele që përllogarisin hyrjen e blozës në atmosferë dhe ndikimin në zinxhirin prodhues ushqimor. Një konflikt shumë i vogël, si ai mes Pakistanit dhe Indisë do të çonte në rënie me 7% të prodhimit drithit në pesë vjet, ndërkohë që konflikti SHBA – Rusi e ulë këtë prodhim në 90%.
Të dhënat na thonë një gjë. Ne duhet të parandalojmë që një luftë bërthamore të ndodhë
shprehet Alan Robock, bashkëautor i studimit dhe professor në Departamentin e Shkencave Mjedisore në Rutgers.
Rruga Press