Bota

Jens Stoltenberg në konferencë me presidentin serb: Do të dërgojmë forca tona në rast se…

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur për situatën e tensionuar në veri më 31 korrik, ka thënë se KFOR-i në Kosovë ka rol neutral por janë në gjendje të dërgojnë forca shtesë dhe të mendojnë se është e nevojshme.

Stoltenberg në një konferencë të përbashkët me presidentin serb Vuçiç është shprehur se qëllimi i KFOR-it është të ulë tensionet.

“Nëse ka nevojë ne do të dërgojmë forca shtesë dhe do të intervenojmë aty ku nevojitet dhe do të veprojmë në mënyrë proporcionale. Qëllimi ynë është të ulim tensionet.

Roli i NATO-s në Kosovë është i bazuar në mandatin e OKB-së, që do të thotë se roli ynë është neutral dhe angazhohemi për sigurinë e të gjithë komuniteteve. Ne përkrahim dialogun politik të ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne nuk do të përfshihemi dhe do të mbajmë rolin neutral”, tha Stoltenberg.

I pyetur nëse ushtria serbe ka kaluar vijën administrative të kufirit me Kosovën, Vuçiç tha se kjo s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

“Ushtria e Serbisë nuk e kanë kaluar vijën administrative, s’ka ndodhur dhe s’do të ndodhë që të ketë sulm nga ushtria serbe, Serbia ushtarakisht është shtet neutral dhe dëshiron të mbajë paqen”, ka thënë Vuçiç.

Takimet në selinë e NATO-s vijnë një ditë para se Kurti dhe Vuçiq, po në Bruksel, do të takohen për të vazhduar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sa i përket dialogut në Bruksel, Vuçiq e ka parë takimin si të vështirë.

“Paqja dhe stabiliteti janë shumë të rëndësishme për Serbinë. Nuk dua t’ia lë fajin dikujt. Do të kemi diskutime të vështira nesër, ne nuk pajtohemi thuajse në asgjë. Ne duam të forcojmë bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n, dhe duam të evitojmë çfarëdo konflikti. Ne besojmë që nuk kemi bërë asnjë lloj provokimi”, ka thënë mes tjerash Vuçiq.

Lexo më shumë  Pistorius e hodhi poshtë kandidaturën – Scholz do të rikandidojë për kancelar të Gjermanisë

Takimet në kryeqendrën evropiane mbahen në kohën e rritjes së tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë ngritën barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar dy vendime të ekzekutivit të udhëhequr nga Kurti.

Sipas njoftimit të BE-së, takimi Kurti-Vuçiq, do të përqendrohet se si të avancohet dialogu drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve. Po ashtu, mëtohet që të trajtohen çështjet aktuale që kanë për synim zbutjen e tensioneve mes dy shtete.

Kurti dhe Vuçiq nuk janë takuar në Bruksel që nga korriku i vitit të kaluar.

Palët kanë qëndrime të kundërta sa i përket edhe përfundimit të procesit dialogut të nisur më 2011. Përderisa Kosova kërkon që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshijë njohjen reciproke, Serbia synon një zgjidhje kompromisi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *