Bashkia me “pushime” Shkodra mbushet me mbeturina
Ka disa ditë që bashkia nuk merr asnje masë per pastrimin e qytetit dhe per ironi, kur pastrimi behet nuk mungon show mediatik në faqen e kryetarit.
Kjo është situata që paraqitet në qendrën e qytetit të Shkodrës por jo vetem, pasi gjithe qyteti është i mbushur me mbeturina.
Koshat e mbeturinave nuk pastrohen nga firma përgjegjëse.
Kjo gjë ka bërë që situata sa i takon pastrimit të qytetit të kthehet në një problem shqetësues.
Akoma me e rënduar paraqitet situata në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës. Duke qënë se koshat e mbeturinave janë të tejmbushur qytetarët janë detyruar të hedhin mbeturinat jashtë koshit.
Rruga Press