Bota

Zelensky thirrje qytetarëve në territoret e okupuara: Mos rrini afër objekteve ushtarake ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve në territoret e pushtuara nga Rusia që të mos qëndrojnë afër objekteve ushtarake ruse.

Zelensky ka folur në video-adresimin e tij për shpërthimet e fundit në Krime, ndërsa ka thënë se arsyet mund të jenë të shumta, por kanë qëllimin e njëjtë: të shkatërrohet logjistika dhe armatimi i Rusisë.

“Çdo ditë dhe çdo natë shohim raportime për shpërthime në territorin përkohësisht të okupuar nga okupuesit. Po ju kërkoj gjithë njerëzve në Krime, dhe rajonet tjera në jug të shtetit, në zonat e okupuara të Dobasit, në rajonin e Kharkivit, të jenë shumë të kujdesshëm. Ju lutem mos ju afroni objekteve ushtarake të Ushtrisë Ruse dhe ato vende ku ata ruajnë municione dhe pajisje, apo ku e kanë bazën. Arsyet për shpërthimet në territorin e okupuar mund të jenë të ndryshme. Por të gjitha kanë të njëjtin qëllim: shkatërrimin i logjistikës së tyre, armatimit, ushtrisë dhe pajisjeve tjera, shpëton jetët e njerëzve tanë”, ka thënë Zelensky. “Sa më pak mundësi që okupuesi ka për të vrarë ukrainas, aq më herët do të jemi në gjendje t’i japim fund luftës dhe të çlirojmë vendin tonë”

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Zelensky ka shtuar se kolonat në ditët e fundit për t’u larguar nga Krimea për në Rusi, dëshmojnë se edhe vet rusët e kanë kuptuar se Krimea nuk është e tyre.

Zelensky ka treguar po ashtu për bisedën që ka pasur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Kam folur me presidentin e Francës, Emanuel Macron. E kam informuar për situatën rreth centralit nuklear në Zaporizhzhia dhe provokimeve të vazhdueshme të Rusisë. E kam falënderuar për përkrahjen e madhe. Në veçanti, kemi biseduar për ndihmën e re për siguri dhe makro-financiare për shtetin tonë”, ka thënë Zelensky.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *