Bota

Ukraina: Më shumë se gjysmë milioni ton drithë u eksportuan

Më shumë se gjysmë milioni ton drithë janë eksportuar nga Ukraina nëpërmjet Detit të Zi që nga fillimi i gushtit, njoftuan Kombet e Bashkuara të martën.

Që kur u arrit një marrëveshje në fund të muajit të kaluar për të rifilluar eksportet, 36 kalime janë miratuar, tha OKB, duke shtuar se 21 anije u larguan nga portet e Ukrainës në drejtim të Bosforit dhe 15 kaluan ngushticën në drejtim të vendit të shkatërruar nga lufta.

Gjithsej 27 anije mallrash u kontrolluan në Turqi sipas marrëveshjes.

Vlerësohet se mbi 20 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera janë bllokuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës të cilën Rusia e pagëzoi “operacion special ushtarak”, duke vendosur bllokadë në portet e vendit fqinj.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Nga produktet e eksportuara, më shumë se një e katërta shkoi në Turqi, 22% në Iran dhe Korenë e Jugut, 8% në Kinë dhe 6% në Irlandë, sipas shifrave të OKB-së.

Dje të martën, Brave Commander, një anije mallrash e marrë me qira nga organizata, u nis për në Xhibuti, në Afrikën Lindore, duke transportuar grurë me destinacion Etiopi. 

Deri më tani janë eksportuar 560 mijë tonë drithë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Në fund të korrikut, palët ndërluftuese ranë dakord për garancitë e ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe ndërmjetësimi i Turqisë për të hapur një korsi detare për të lejuar Ukrainën të rifillojë eksportin e produkteve agro-ushqimore përmes porteve të saj të Detit të Zi, pavarësisht luftës me Rusinë.

OKB-ja ka paralajmëruar për muaj të tërë kundër rrezikut të mungesës së ushqimit dhe urisë në vendet e varfra të botës nëse Ukraina, një furnizues kryesor ndërkombëtar, nuk arrin të rifillojë eksportet që u pezulluan kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *