Lajme

KFOR shton forcat ushtarake në veri të Kosovës: Jemi gati të ndërhymë nëse është e nevojshme

KFOR-i ka shtuar praninë e tij në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës, si dhe patrullimin në zonë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it ka deklaruar për “Kosovo Online” se masat janë marrë në mënyrë që të ketë një përgjigje ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.

“Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme. Për të kryer detyrat e veta, KFOR-i mban një qëndrim të dukshëm dhe të shkathët në terren”, theksohet në përgjigjen e dhënë.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ndërkohë ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të mbajë takime të ndara në Bruksel këtë të mërkurë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para raundit të ri të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit dhe kryeministri Kurti u zotua se do të shtyjë për një muaj zbatimin e këtyre dy vendimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *