Shpërthime tjera në Krime, re të tymit të zi mbi bazën ajrore të ushtrisë ruse – shpallet situatë emergjente
Raportohet për shpërthime tjera në lokacione tjera në Krime. Bëhet fjalë për një bazë ajrore të ushtrisë ruse në fshatin Guardeysko, nga ku janë dëgjuar shpërthime dhe është parë tym i zi duke u ngritur në ajër, raporton Nexta në profilin zyrtar në Twitter.
Po shqyrtohet teoria për sulme të mundshme me dron në një depo të municionit, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ministria ruse e Mbrojtjes më herët ka njoftuar se shpërthimet në Dzhankoy në veri të Krimesë, janë thjesht “sabotim”.
⚡️ Explosions were heard at a Russian military base near Simferopol, Crimea
— Iuliia Mendel (@IuliiaMendel) August 16, 2022
E pas shpërthimeve të fuqishme në depon e municionit në Dzhankoy në veri të Krimesë, separatistët pro-rusë kanë shpallur “situatë emergjente”, ka bërë të ditur sot Sergey Aksyonov.
🇷🇺 do not comply with fire safety. – Yuri Ignat, speaker of the Air Force of the Armed Forces of 🇺🇦.
— Ukrainian Air Force (@KpsZSU) August 16, 2022
Details: "Dzhankoy (Crimea) is another airfield where the 🇷🇺 have concentrated attack helicopters and other military equipment."
Dzhankoy today ⬇️ pic.twitter.com/SsG1DrIIae
“Jemi në situatë emergjente”, tha Aksyonov para gazetarëve, duke theksuar se mbi 3 mijë persona janë evakuuar nga dy rajone ku ndodhi shpërthimi i depos së municionit.
Në kumtesë është bërë të ditur se nga shpërthimet, janë dëmtuar një sërë objektesh, përfshirë edhe shinat e trenit.
Kujtojmë që nga shpërthimet në Krime në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë lënduar dy persona.
Rruga Press