Lajme

Kosovë/ Ministria e Bujqësisë njofton se ka filluar pagesat e subvencioneve për fermerët

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton se ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore.

Sipas MBPZHR-së, vlera e proceduar për pagesë është 5 milionë e 161 mijë e 966 euro, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.

“Duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerën 0.03 euro për kilogram, MBPZhR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ 02/2022, pas kësaj date. Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e MBPZhR-së.

Lexo më shumë  Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2022 kanë aplikuar 28,834 fermerë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Eksperti ndërkombëtar: Kosova po përballet me fushata të dezinformimit që vijnë nga jashtë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *