Bota

Zelensky shkarkon krerët e organeve të sigurisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar apo riorganizuar krerët e shërbimeve të sigurisë në katër departamente rajonale.

Sipas dekreteve të publikuara në ueb-faqen e zyrës së presidentit ukrainas, Serhiy Zayats u shkarkua nga posti i të parit të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Kievit.

Gjithashtu u shkarkua edhe Yuriy Boreichuk nga posti i kreut të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Ternopilit.

Lexo më shumë  ShBA-ja vendos tarifa të reja për 60 shtete

Artem Bondarenko është transferuar nga posti i kreut të administratës kryesore të SBU-së në rajonin e Lviv atë të Kievit.

Nuk është hera e parë që Zelensky shkarkon apo ua ndërron postet krerëve të organeve të sigurisë. Një prej arsyeve është frika e madhe se mund t’i kenë dhënë informacione shërbimeve ruse.

Në anën tjetër, të hënën është raportuar se ushtria ukrainase ka bombarduar shtabin e ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin, që ishin stacionuar në një ndërtesë kolektive në Ukrainë.

Lexo më shumë  Si po shpenzon Republika Sërpska miliona dollarë për lobim në SHBA

Ata e pësuan me jetë kur u lokalizuan dhe bombarduan me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, ku i tërë objekt është bërë shkrumb e hi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *