Bota

Zyrtarë rusë prapa shpinës së Putinit kërkojnë marrëveshje për fundin e luftës

Një zyrtar i lartë i Kremlinit i është afruar fshehurazi Perëndimit për të ndihmuar në përfundimin e pushtimit të Ukrainës, shkruan gazeta “Mirorr”.

Anëtari sekret i elitës së presidentit Vladimir Putin, thuhet se ka zbuluar se Kremlini është në panik dhe në mënyrë dëshpëruese dëshiron që lufta e përgjakshme të përfundojë.

Pretendimet befasuese për këtë lëvizje u bënë në një raport të shpërndarë për agjencitë perëndimore të inteligjencës.

Lexo më shumë  Kryeministri i Groenlandës distancohet nga Danimarka

Besohet se oficerë të lartë dhe zyrtarë të afërt me Putinin janë të alarmuar nga sanksionet perëndimore dhe pasojat që ato lanë në ekonominë e vendit.

Disa figura të Kremlinit janë gjithashtu të shqetësuara për rreziqet gjithnjë e më alarmante që po ndërmerren, siç janë luftimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.

Daily Mirror shkruan se kontakti është vënë sipas të gjitha gjasave me zyrtarët e CIA-s dhe se ai po merret seriozisht nga agjencitë e inteligjencës.

Lexo më shumë  Plani i Zelenskyt bëhet realitet, një armë që nuk e ka parë bota më herët

“Një përfaqësues i rrethit të brendshëm të Putinit i dërgoi një sinjal Perëndimit me dëshirën për të negociuar. Elita e Kremlinit po kapluar nga paniku”, thuhet në dokument.

Pretendimet e etiketojnë zyrtarin sekret si “një nga shtyllat e regjimit” në Moskë.

“Nëse dikush i afërt me Putinin e ka bërë tashmë propozimin, nuk do të ishte befasi”, ka thënë një burim i lartë ukrainas për Mirorr.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *