Kuriozitete

10 vendet me të ardhurat më të larta për frymë, SHBA-ja në fund të listës

Analistët makroekonomikë studiojnë produktin e brendshëm bruto (GDP), i cili përcaktohet si vlera e tregut e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në një vend gjatë një viti kalendarik, pavarësisht se kush i zotëron burimet.

Më konkretisht, ata studiojnë PBB-në për frymë. Nëse PBB-ja për frymë është e lartë, ajo shpesh tregon pasurinë dhe prosperitetin e qytetarëve të një vendi të caktuar.

Në analizat e tyre, ata përdorin gjithashtu barazinë e fuqisë blerëse (PPP) – një tregues ekonomik për krahasimin e standardeve të jetesës midis vendeve të ndryshme.

Duke analizuar PBB-në për frymë, analistët e revistës Global Finance e vendosën Luksemburgun në krye të listës së vendeve më të pasura në botë këtë vit.

Është një vend i vogël evropian me qytetarë me arsim të lartë dhe të ardhura të shkëlqyera dhe me një shkallë të ulët papunësie, raporton Punkufer.

Luksemburgu ka vetëm rreth 630,000 banorë, por GDP-ja e tij për banor është rreth 140,000 dollarë, prandaj është përpara vendeve të tjera të Evropës dhe botës. Pasohet nga Singapori me 131,580 dollarë GDP për frymë dhe Irlanda me rreth 125,000 dollarë. Dy vende të tjera evropiane ishin në top 10 – Zvicra në vendin e 6-të dhe Norvegjia në vendin e 8-të, ndërsa pjesa tjetër janë Katari, Macau, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-të dhe Brunei.

Dhe ndërsa disa vende në këtë shkallë ia detyrojnë pasurinë e tyre burimeve të gazit natyror dhe naftës, të tjera mburren me sektorë financiarë të sofistikuar dhe regjime tatimore që tërheqin investime të huaja.

10 vendet më të pasura në botë të Global Finance sipas PBB-së për frymë:

Luksemburg: 140,694 dollarë për frymë;

Singapor: 131,580 dollarë për frymë;

Irlandë: 124,596 dollarë për frymë;

Katar: 112,789 dollarë për frymë;

Macau: 85,611 dollarë për frymë;

Zvicër: 84,658 dollarë për frymë;

Emiratet e Bashkuara Arabe: 78,255 dollarë për frymë;

Norvegji: 77,808 dollarë për frymë;

Shtetet e Bashkuara: 76,027 dollarë për frymë;

Brunei: 74,953 dollarë për frymë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *