Lajme

Kush përfiton dhe kush humb nga zhvlerësimi i euros, flasin ekspertët

Monedha europiane është shvlerësuar ndjeshëm kundrejt lekut shqiptar duke u shkëmbyer me 116-117 lekë, niveli ky më i ulët që prej fillimit të vitit.

Në një moment që inflacioni ka arritur nivele rekord ekspertët e argumentojnë si një tjetër efekt negativ shvlerësimin e euros për xhepat e qytetarëve që jetojnë vetëm me remitanca.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se janë rreth 43 mijë familje që jetojnë vetëm me të ardhurat që ju sjellin të afërmit emigrantë. Për rreth 60% të familjeve që marrin remitanca, të ardhurat janë më pak se 1200 euro në vit ose 100 euro në muaj.

Lexo më shumë  Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë

“Ka ndikim negativ për qytetarët që jetojnë me remitanca ose për ato biznese që marrin porosi nga jashtë duke marrë pagesa në euro”, tha Klodian Muço.

Por shvlerësimi i euros ka edhe disa efekte pozitive për ekonominë shqiptare pasi ndikon në nivelin e borxhit publik.

“Përgjatë muajve të fundit kemi një forcim të vazhdueshëm të monedhës vendase krahasuar me monedhat e huaja. Kjo është diçka pozitive sa i përket Borxhit Publik apo importit të mallrave”, vijoi Muço.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Euro është shkëmbyer mesatarisht me 116-117  lekë duke pësuar luhatje të vogla. Por rënia  që prej fillimit të muajit korrik mbetet drastike sepse sipas kursit të Bankës Qendrore një euro shkëmbehej  me 119 lekë.

Ky mbetet një ndër nivelet më të ulta të regjistruara në vendin tonë që prej fillimit të këtij viti dhe argumentohet me nivelin e larte të euros në qarkullim prej turizmit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *