Lajme

Kurti: Kur Vuçiqi përmend vrasjet, flet për imagjinatën dhe planin e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se Prishtina po përgatit sulme në veri.

Kurti u shpreh se Vuçiqi është një autokrat, i cili është i shqetësuar për progresin në Kosovë dhe se kur flet për vrasje, flet për veten e tij.

“Në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar, por edhe të qeverisjes sonë të mirë unë jam kryeministër i shpresës dhe progresit, ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur ata flasin për dhunë e vrasje flasin për vete, flasin për imagjinatën, mendimet e planet e tyre, nuk flasin për Republikën tonë. Për Republikën tonë flasin institucionet e shtetit tonë”, theksoi Kurti.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

Ai sërish akuzoi Serbinë se ka nxitur rritjen e tensioneve në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht, kur serbët lokalë, duke shprehur pakënaqësinë e vendimeve të Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, bllokuan rrugët në veri.

Ditën e djeshme, Vuçiqi deklaroi se nuk beson se takimi me delegacionin e Kosovës më 18 gusht në Bruksel do të ketë sukses. Sipas tij, Prishtina po përdor situatën në Ukrainë për të bërë fushatë kundër Serbisë.

Lexo më shumë  Antimafia Italiane jep alarmin: Mafia shqiptare tani ndërvepron direkt me kartelet e mëdha të Amerikës Latine

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *