Politikani i Panamasë poston thirrje për ndihmë pasi përplaset me helikopter në xhungël
Një kandidat presidencial në Panama ka postuar një thirrje dramatike për ndihmë në rrjetet sociale pasi helikopteri i tij u rrëzua në xhunglën e vendit.
Dimitri Flores, një kandidat i pavarur që kërkon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024, postoi videon nga vendi i ngjarjes pasi avioni i tij u rrëzua në një zonë malore në perëndim të Panamasë, raportoi BBC.
Thuhet se helikopteri bartte gjashtë persona, përfshirë Floresin.
Kandidati presidencial tha se disa u lënduan në aksident.
“Helikopteri u rrëzua”, shtoi politikani mes rënkimit. “Duhet të falënderojmë Zotin që jemi gjallë”.
Teksa lëvizte rreth vendit të rrëzimit, mbetjet e helikopterit të tij portokalli mund të shiheshin nëpër degë të dendura në sfond.
Autoriteti i Aviacionit Civil të Panamasë shkroi në Twitter se avioni tashmë ishte lokalizuar dhe tha se një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar.
Rruga Press