Bota

(Video) Mot “i tërbuar” në Itali, rrugët bëhen lumenj, uji merr përpara makinat

Italia është goditur gjatë ditës së sotme nga stuhi të forta shiu. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane zona e Camapnias është më e prekura, ku rrugët janë kthyer në lumenj, duke marrë përpara makinat dhe çdo gjë tjetër.

Një stuhi e fortë goditi Irpininë, duke shkaktuar një përmbytje të shpejtë në qytetin Monteforte Irpino.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, rrjedha e fuqishme tërhoqi baltën dhe mbeturinat në drejtim të rrymës dhe rrugët e qytetit u shndërruan në lumenj dhe morën para disa makina dhe objekte të ndryshme.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron për një “Çernobil të dytë”

Kryebashkiaku Costantino Giordano u bëri thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos dalin nga shtëpia.

“Situata është jashtëzakonisht delikate në të gjithë pjesën e sipërme të Montefortes”- shkruan kryebashkiaku në një postim në Facebook.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *