Bota

Putini shtrin “tentakulat” në Ballkan, bazë ushtarake për zbulimin rus në Serbi

Një bazë ushtarake ruse do të ndërtohet në Serbi.

Lajmi është bërë me dije nga media ruse Lenta.ru, e cila duke cituar ekspertin ushtarak dhe historianin rus, Boris Yulin, shkruan se krijimi i një baze të tillë do të ndihmonte inteligjencën ruse. Sipas Yulin, kjo bazë presupozohet të merret me zbulime dhe monitorimin e territorit.

“Nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të sjellë krijimi i një baze ushtarake në Serbi”- tha eksperti ushtarak, duke shtuar se: “Fakti (që provon argumentin e tij) është se bazat janë të vendosura pranë zonave të armiqësive të mundshme. Serbia territorialisht është e shkëputur plotësisht nga Rusia dhe rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO –s.”

I ndalur tek kjo çështje, ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, tha se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”.

Kharchento theksoi se Serbia është një vend mik dhe se Beogradi “kundërshton thelbësisht sanksionet anti-ruse”. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që Rusia investohet në këtë lloj forme në Serbi, pasi tashmë ekziston një qendër e përbashkët humanitare, e cila funksionon për reagimin ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare.

Edhe pse Serbia ka si synim anëtarësimin në BE, dhe ka dënuar sulmin rus në Ukrainë, nuk i është bashkuar botës perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të raporteve të ngushta që kanë këto dy vende.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Gjithashtu, ndërtimi i kësaj baze vjen në kulmin e kërcenimeve për sulm ushtarak që Serbia po i bën Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *