Lajme

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, reagon Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla: Sulmet e orkestruara nuk na ndalojnë

Njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Kosovë është sulmuar sot me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Më herët u raportua se janë shkrepur afërsisht 10 të shtëna të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së Policisë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në mënyrë të përsëritur. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

Ministri Sveçla tha se grupet ilegale serbe të mbështetur publikisht nga strukturat e caktuara serbe po bëjnë përpjekeje maksimale të pengojnë apo ndalojnë kryerjen e detyrës së Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, shtoi në fund Ministri i Brendshëm i Kosovës.

Deklarata e plotë:

Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë.

Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha kapacitetet tona që t’i kryejmë detyrat tona që na obligon ligji e Kushtetuta jonë. Për asnjë kusht nuk do të tërhiqemi nga e drejta jonë, pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *